Zjarret janë shpërndarë thuajse në mbarë vendin, duke ngritur alarmin te popullata.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihet sesi zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të pyjeve në një fshat të Lurës. Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka shkaktuar shumë dëme në Vlashe, që është edhe fshat antik.

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se dy banesa janë djegur në fshatin Vlashaj të njësisë administrative Lurë.

Banesat janë djegur 48 orë pasi në këtë vendbanim vazhdojnë pa rreshtur zjarret e fuqishme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: