TIRANE- Nga italishtja e kryeministrit Edi Rama, tek kërkesat e ‘llogarisë’ së ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri ndaj ish-shoqes së tij të klasës, deputetes së PD-së, Jorida Tabakut.


Këto dhe shumë momente të tjera nga aktualiteti politik në vend, janë disa nga çastet gazmore që sillen ashtu si për çdo javë në rubrikën “Ups!” të emisionit ‘Kjo javë’ në “News24”, të gazetares Nisida Tufa.


“O Joro, pse nuk erdhe? Ëëëë?”, – është kjo kërkesa e llogarisë që Tahiri i ka bërë shoqes së tij nga tribuna e Kuvendit lidhur me mungesën e saj në takimin e ish-maturës ’98 të gjimnazistëve të ‘Sami Frashërit’.


Në 29 Janar, Saimir Tahiri ka qenë në festën e ribashkimit të gjimnazistëve të maturës së 1998 të “Sami Frashërit” ku ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar edhe me shoqen e tij të klasës Julka Gramo, festë ku ka munguar Jorida Tabaku.

Mes të tjerash nga momentet pikante të kapura nga rubrika “Ups” e emisionit “Kjo Javë” në “News 24” është edhe sherri pa mikrofona në komisionin hetimor parlamentar për CEZ-in, mes deputetit të PD-së, Arben Ristani dhe socialistëve Taulant Balla e Ulsi Manja.
(ed.me/BalkanWeb)