TIRANË

Deputeti i PD Bardh Spahia ka vizituar sot në mbrëmje disa të plagosur nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës.

Ndonëse nuk ka informacion zyrtar për persona të plagosur apo lënduar në protestën e sotme të thirrur nga opozita para parlamentit, PD deklaron se janë disa persona të plagosur apo të helmuar nga gazi lotsjellës që kanë marrë mjekim në spital.

“Në bisedë, të plagosurat flasin se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ato ishin larg protestës, në një Qendër Tregtare. Në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma”, deklaron PD.

Deputeti Spahia thotë se nga protesta e sotme, mbetën të plagosur 13 protestues, kryesisht nga përdorimi ‘në mënyrë kriminale e gazit lotsjellës, i cili sjell shumë efekte anësore për një periudhë shumë të gjatë tek të dëmtuarit’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb