Deputeti i PD Edmond Spaho ka shkaktuar për një moment të qeshura në sallën e Parlamentit mes tensioneve të krijuara që patën si protagonistën opozitën dhe kryetaren e Kuvendit.

Spaho iu drejtua Spiropalit duke i thënë se ka vënë re një ndryshim të madh të qëndrimit të saj, “i cili shprehet në fjalor, por edhe në fytyrë”.

Ai shtoi se Spiropali është “shumë e egër” dhe duket “sikur e kanë rrahur”.

Spaho vijoi duke thënë se nëse ka ndodhur diçka deputetët do t’i dalin Spiropalit në krahë si kryetare e Parlamentit.

“Zonja kryetare vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, por edhe në fytyrë, jeni shumë e egër. Duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse ne jemi deputetë dhe ju kemi kryetaren tonë dhe do iu dalim në krahë nëse iu ka ndodhur gjë”

Megjithatë, Spiropali i ndërpreu fjalën edhe Spahos duke theksuar se nuk ishte për procedurë.

“As sqima juaj estetike nuk është procedurë. Mbylle”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb