TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka kritikuar ashpër shefin e qeverisë, Edi Ramën për takimin e zhvilluar sot me të rinjtë në universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”.


Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Shehaj ka publikuar një video ku  sipas tij, një student vlonjat nxori blof Ramën teksa i thotë se salla ishte e mbushur me gjimnazistë dhe jo me studentët siç u raportua.


“Edi Rama është nervozuar sot me një student vlonjat që e nxorri bllof duke i thënë se salla është plot me gjimnazistë dhe jo studentë të universitetit.


Në vend të bëjë detyrën e kryeministrit për të zgjidhur kërkesat, Edi Rama i harxhon të gjitha energjitë për të mashtruar, manipuluar dhe përdorur të tjerët. Për klientët nuk heziton një çast para se të japë miliona në skema mashtrimi dhe vjedhjeje, për arsimin dhe studentët nuk lëshon asnjë qindarkë!

Nuk mund të ketë dialog me një kryeministër që të kap pas leckash ndaj detyra e të gjithëve është protesta!”,  shkruan Shehaj.

(n.m/BalkanWeb)