Më shumë se pesha e fitores në derbi për Partizanin sfida kundër Tiranës kishte më shumë rëndësi për tabelën e klasifikimit. E vetmja mënyrë për të ndezur dhe një herë një sezon të nisur keq ishte fitorja në derbi, një 3-pikësh që i mban në pjesën e sipërme të renditjes, tashmë diferenca me kreun është vetëm një pikë. Italiani shijon jo vetëm këtë fitore që i jep frymëmarrje por shijoi dhe derbin e parë në tokën shqiptare:

“Kam luajtur edhe unë në këtë derbi. Ishte koreografi e bukur. Unë jam trajner që jetoj me lojtarët, i ndjej ndeshjet shumë dhe këtë e përjetova në mënyrën më emocionuese. Ishte sukses i rëndësishëm se deshëm të bënim figurë të mirë në derbi për tifozët, presidentin. Ia dolëm, djemtë bënë një paraqitje të rëndësishme nga çdo pikëpamje”, u shpreh Franko Lerda.

Përpara derbit, Lerda ishte “nën akuzë”, ishte personi i parë që do të sakrifikohej në rast humbje, por vetë Demi e mohon diçka të tillë, Lerda sipas numrit një të klubit nuk ka qenë kurrë në dyshim. Fitorja në derbi nuk i bën më përshtypje presidentit të Partizanit, sërish nuk është i kënaqur, të paktën jo me lojën që shfaqi ekipi i tij:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb