Dy humbje radhazi kanë trazuar shumë ambientin në shtëpinë e bardhebluve. Si rrallë herë, Tirana vinte si favorite në këtë sfidë përballë Partizanit, ky dukej momenti i duhur për të thyer më në fund një tabu mbi 5-vjeçare ku nuk njohin fitore. Kjo humbje dhe ecuria e ekipit në javët e fundit ka bërë që dhe presidenti Halili të mos jetë i qartë për të ardhmen, këtë të hënë parashikohet një mbledhje me stafin drejtues ku me sa duket të gjithë janë në dyshim, përjashtim nuk bën as trajneri Mema:

Sinkron Refik Halili

Nuk i trembet një shkarkimi të mundshëm, Ardian Mema por kjo është një situatë e vështirë ku kërkohet shumë punë, mbi të gjitha në aspektin psikologjik për të ngritur ekipin pas një ecuri jo pozitive:

Sinkron Ardian Mema

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: