GREQI

Një shqiptar 38-vjeçar është përplasur për vdekje të shtunën në Greqi teksa po lëvizte në rrugën “Theologos – Malesina”. Ngjarja bëhet me dije nga mediat greke, por nuk jepen detaje mbi gjeneralietet e tij.

Raportohet se shqiptari teksa drejtonte makinën për një moment ka humbur kontrollin duke përfunduar më pas në oborrin e një shtëpie ndërsa është përplasur edhe me pemët, raporton “BalkanWeb”.

Ambulanca dhe shërbimi mjekësor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por nga plagët e marra 38-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Menjëherë është  ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të ngjarjes. Në të njëjtën kohë edhe banorët e zonës kanë folur për mediat greke, të cilët theksojnë se shqiptari jetonte me familjen prej kohësh në Greqi dhe ishte një njeri i qetë dhe aspak problematik.

“Ai ishte një shofer shumë i mirë. Diçka ka ndodhur. Ndoshta ai ishte duke manovruar për të shmangur derrat e egër. Në rrugë atë natë kanë lëvizur derrat. “, thotë një banor i rajonit.

Siç pretendojnë banorët, shkak për ngjarjen mund të jenë bërë derrat, të cilët dalin papritur nëpër segmentin e kësaj rruge, ku gjeti vdekjen edhe  shqiptari.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb