Prezantimi i modelit më të ri të veturës elektrike nga prodhuesi “Tesla” nuk shkoi sipas përllogaritjeve. Shefi i kësaj kompanie e theu xhamin anti-plumb me një goditje teksa po tregonte para të pranishmëve qëndrueshmërinë e makinës. Pas këtij lajmi aspak të mirë për kompaninë,  vlera e aksioneve të Tesla-s ra për 6 për qind, ndërsa nga ana tjetër pasuria personale e shefit të saj u zvogëlua për 768 milionë dollarë brenda një dite të vetme, raporton “Forbes”.

“Ky xham është rezistent ndaj armëve me plumba 9-milimetërsh”. Kështu u shpreh  Elon Musk para se shefi i dizajnit, Franz von Holzhausen të  tregonte se  xhami i makinës thyhet me një goditje. “Nuk depërtoi brenda, kjo është ana pozitive”- shtoi Musk. Mediat shkruajnë se kjo goditje e madhe ndaj kompanisë nuk është hera e parë që ndodh pasi edhe vitin e kaluar, Musk u shfaq në televizion duke tymosur kanabis dhe kjo bëri që pasuria e tij të zvogëlohet  me shpejtësi të madhe.

Prestigjiozja “The Guardian” shkruan se “shefi i kësaj kompanie ka pasuri prej 20 miliardë dollarësh dhe ndoshta nuk e ka problem që të vazhdojë të thyejë gjëra”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: