Dështimi te Interi sezonin e kaluar duket se është lënë pas nga Gabigol, i cili pas kthimit në Brazil nga Benfica ka gjetur vetveten.

Sulmuesi 22-vjeçar i Santosi-t në ndeshjen e zhvilluar sot në mëngjes kundër Luverdense për Kupën e Brazilit ka realizuar 3 gola, por njëri prej tyre ishte tepër i veçantë.

Në minutën e 68-t ai shpalosi talentin duke realizuar me finte, një gol që mahniti të pranishmit.

Pak ditë më parë Gabigol për një mundësi rikthimi te Inter u shpreh: “Patjetër që po, pasi unë jam lojtar i Interit. Pres që të përfundojë sa më mirë periudha e huazimit te Santosi, për të diskutuar më pas për të ardhmen time. Do të rikthehesha me kënaqësi te Interi, por këtë herë për të luajtur dhe për t’i shërbyer skuadrës. I uroj shumë suksese zikaltërve dhe falënderoj shumë edhe tifozërinë, që më ka mbështetur pa masë. Dua që një ditë t’ua shpërblej besimin ndaj meje.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: