Në Angli parashikohen dënime të rënda për tifozët që kalojnë rrethimin dhe hyjnë në fushën e lojës. Por kjo duket se nuk i pengon ata ta bëjnë një gjë të tillë. Episodi i fundit vjen nga ndeshja e Championship, mes Birmingham dhe Aston Villa. Gjatë pjesës së parë të kësaj sfide mes dy rivalëve të mëdhenj, një tifoz vendas hyri në fushë dhe goditi futbollistin Jack Grealish.



E menjëhershme ishte ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, por edhe e pjestarëve të sigurisë, të cilët shoqëruan jashtë agresorin. Grealish e mori me sportivitet këtë ngjarje të rëndë, ndërsa tifozi tashmë rrezikon shumë.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: