Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm në rrugën Bill Clinton në Pejë, dy persona kanë sulmuar fizikisht kryetarin e kësaj bashkisë, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore, ndërsa agresorët janë arrestuar menjëherë pas sulmit.

Muhaxheri është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ky është mandati i tij i tretë si kryebashkiak i Pejës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb