MIRDITË

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mirditë, ku një 43-vjeçar ka dhunuar dhe kanosur me armë zjarri babain e tij të moshuar. Rasti në fjalë është regjistruar në fshatin Fang të Mirditës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. N.( T.), ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78- vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë me krehër me 5 fishekë si dhe një armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë. po ashtu 43-vjeçarit i janë gjetur edhe 15 fishekë luftarakë model 56.

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb