FIER

Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest me burg” për dy vëllezërit Mariglen dhe Artjus Muhaj, përkatësisht 30 dhe 24 vjeç të cilët u arrestuan pasi ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre Mirela Braka, 45 vjeçe e cila ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.

Dy vëllezërit Muhaj u arrestuan dy ditë më parë nga policia e Fierit pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht hallën e tyre me të cilën kishin një konflikt pronësie. 45-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb