Ai ka fituar trofetë më prestigjioz të futbollit, duke filluar nga “Seria A”, “Champions League” dhe Botërorin, por Dida edhe pas largimit nga Milani ka treguar se jo më kot ishte cilësuar si portieri më i mirë në kulmin e formës së tij.

Së fundmi ka dalë në dritë një video kur Dida stërvitej në ditët e fundit si profesionist, me skuadrën e Internacional në Brazil.

Siç mund të shihet, në atë kohë 41-vjeçar, gardiani tregon një elasticitet mahnitës dhe shpejtësi të lartë. Nga të gjithë gjuajtjet që vijnë drejt kuadratit ai nuk lejon asnjë top të shkojë në rrjetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb