Shkrumbohet një makinë në Durrës, ndërsa drejtuesja e mjetit ka shpëtuar mrekullisht pa u lënduar. Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e sotme në mbikalimin e Shkozetit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje.

Aktualisht zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mjeti me targa AA809 IF ne pronësi te H.K., nga Kavaja, është shkrumbuar totalisht.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb