Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur Ura e Hoxharës në Fier.


Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se automjeti tip BMV me targa AA 626 VN ka marrë flakë në ecje e sipër. Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike. Automjeti është në pronësi të shtetasit Aristir Malo, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.


Ndërkohë automjeti është shkrumbuar plotësisht.


Djegia e makinës ka sjell edhe bllokim të trafikut në këtë aks pasi ëahte një rrugë që të con drejt plazhit të semanit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: