Fier- Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë të pjekjes dhe ambalazhimit të kafes në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur ka në lagjen 16 Prilli dhe sipas raportimeve është djegur totalisht stoku i kafes që ndodhej në magazinë. Dëmi sipas pronarit përllogaritet deri në 500 mijë euro, por do pritet për vlerësimin e saktë të ekspertëve.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se mendohet që shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike e njërës prej pajisjeve. Ndërkohë që të gjithë pajisjet janë shkrumbuar.

Në magazinë ka patur edhe bombula gazi, që fatmirësisht nuk kanë shpërthyer pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: