Juventus pësoi disfatë 1-0 ndaj Parmës, në ndeshjen e luajtur në Tardini. Bardhezinjtë krijuan shumë raste në pjesën e parë, por nuk ia dolën dot që të gjenin golin. Në fundin e fraksionit, Pellegrino u tregua i saktë me kokë, duke mposhtur portierin e “Zonjës së Vjetër”. Pavarësisht mundësive, në pjesën e dytë nuk pati gol.

Juventus kështu vështirëson në maksimum kualifikimin në Champions League, pasi renditet në vendin e pestë me 59 pikë. Në takimin tjetër, fitore e rëndësishme e Lazios ndaj Genoas, me shifrat 0-2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb