Chelsea pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Fulham. Të besuarit e Marescas realizuan të parët me Palmer në minutën e 16-të, duke krijuar përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta. Nuk ndodh kështu, pasi ekipi i Silvas përmbysi takimin.
Wilson barazoi shifrat, ndërsa Muniz ndezi festën e Fulham, që merr 3 pikë të arta. Në ndeshjen tjetër, Tottenham u mund 1-0 nga Nottingham.
(J.S/BalkanWeb)