Nations League zhvilloi disa nga ndeshjet e xhiros së tre-të. Serbia fitoi 2-0 ndaj Zvicrës, në ndeshjen e luajtur në Leskovas.

Një autogol i Elvedit dhe Mitrovic vendosën takimin, ndërsa Helvetët nuk realizuan dot nga pika e bardhë e penalltisë me Embolo. Titullar në këtë takim ishte Granit Xhaka, teksa në stadium gjatë gjithë ndeshjes janë dëgjuar thirrje anti-shqiptare apo janë parë edhe flamuj provokues.

Në ndeshjet e tjera, Spanja mundi 1-0 me Danimarkën falë golit të Zubimendit. Portugalia triumfoi 1-3 ndaj Polonisë. Luzitanët realizuan me Silvan dhe Ronaldon, sakaq vlen të theksohet edhe një autogol i Bednarek. Për polakët, goli i vetëm i tyre erdhi nga Zielinski.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb