Keidi Bare shndërrohet në protagonist negativ te Zaragoza. Mesfushori shqiptar shkaktoi penallti në dëm të skuadrës së tij, duke i dhuruar kështu mundësi të artë kundërshtarit për të shënuar.

Në fund, Bare me shokë u mposhtën 1-2 nga Almeria, në ndeshjen e luajtur në Romareda. Përformancat e futbollistit shqiptar, u vlerësua me notën 6.5.

Bare numëron 6 ndeshje në La Liga 2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb