Një zjarr i rënë në një banesë në një pallat në qytetin e vjetër në Bulqizë, ka bërë që një i moshuar të humbasë jetën.

Siç shikohet nga pamjet, divani i shtëpisë është shkrumbuar totalisht, ndërsa muri gjithashtu është djegur. Edhe dera është shkatërruar nga flakët.

 

I moshuari që ndërroi jetë mësohet se jetonte i vetëm në banesë.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Mëngjesin e  sotëm, rreth orës 09.10,  në  qytetin e vjetër  Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe  po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e  shkakut të rënies së zjarrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb