FIER – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Fierit. Teksa po lëvizte në këmbë në rrugët e qytetit me disa mbështetës të tij, një djalosh i thërret: “Na le pa kokërr leku në xhep o Edi Rama. Ku i le lekët?”.

Kryeministri nuk reagoi aspak, por vazhdoi të ecte i qetë. Veprimi i djalit ‘guximtar’ shkaktoi të qeshura tek të gjithë qytetarët që ishin ndalur për të përshëndetur kryeministrin. Videoja është publikuar në faqen “Jeta osh Qef”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: