“Milan ka marrë Zlatan Ibrahimovic”. “Bomba” e merkatos vjen nga Amerika dhe për ta “shpërthyer” ka menduar Don Graber, presidenti i MLS. Në intervistën e tij për “ESPN”, Garber nuk ka asnjë dyshim për këtë pjesë:

“Zlatan është një personazh shumë interesant, më mban të angazhuar, ke nevojë për lojtarë të tillë, si Beckham dikur. Ibra është 38 vjeç dhe tani është marrë nga Milan, një nga klubet më të rëndësishme në botë. Këtu ka thyer thuajse të gjithë rekordet e golave në vetëm 2 vite. Shpresoj të qëndroj por këtë e ka në dorë Galaxy. Jam i lumtur që e kam pasur këtu”, theksoi bosi i MLS.

Ky lajm i ardhur nga Amerika e largët nuk po gjen konfirmim në Itali. Sigurisht që Ibra do të ishte i mirëpritur te Milan, e vërtetë është gjithashtu që mes palëve ka pasur kontakte por tratativa është shumë larg mbylljes. Këto fjalë të Graber ngrohin tifozët kuqezi, Ibra mbetet një gjigand që tifozët e Milanit e dashurojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: