Në shtëpinë e “djallit” ka shumë paqartësi në këto momente, një prej tyre i cili i ka idetë e qartë është Krzysztof Piatek. Sulmuesi polak është gati për sezonin e ri me dëshirën e madhe për të rikthyer Milan në Champions League dhe ti jap fund “mallkimit” të numrit 9-të:

“Objektivi kryesor është të luaj në Champions, zhgënjimi ishte i madh që nuk e arritëm sezonin e fundit. Kur erdha në Itali, kush e mendonte se do të shënoja më shumë gola se CR7…Un dëshiroj të bëhem golashënuesi më i mirë i Serie A, do të bëj gjithçka për tia arritur”, u shpreh Piatek në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” duke u ndalur më pas tek “mallkimi” i numrit 9-të:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Jam i lumtur që e mbaj mbi shpatulla. Numri 9-të është shumë i rëndësishëm për një sulmues, të gjithë sulmuesit më të mirë e mbajnë. Nuk besoj në këto gjëra, për mua 9-ta është normal, nuk kam frike, do të shkoj gjithçka mirë”, u shpreh Piatek.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: