Në një pikë bastesh në qytetin e Kuçovës kamerat e sigurisë kanë regjistruar një moment që nuk ndodh shpesh, por që ka frikësuar të gjithë djemtë që ndodheshin brenda saj.

Në video duken disa të rinj, të ulur në ambientet e llotos sportive, dikush sheh sport dhe dikush tjetër vë ndonjë skedinë, por qetësinë e tyre e ka prishur pikërisht tërmeti që ra sot.

Duke qenë se epiqendra e tërmetit 4.8 ballë ishte në Urën Vajgurore ai është ndjerë shumë edhe në Kuçovë, aq sa këta djem kanë vrapuar të lemerisur drejt derës së lokalit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: