Federata Çeke ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ftuar tifozët për të ndjekur ndeshjen mes Çekisë dhe Shqipërisë që luhet këtë të premte në stadiumin e “Epet Arena” në Pragë. Në rrjetet sociale, Federata ka publikuar një video mjaft të këndshme të një telefonate mes Ladislav Krejçi dhe Qazim Laçit, të dy shokë skuadre në radhët e Spartës së Pragës,

Mesfushori çek përshëndet atë shqiptar me përzemërsi dhe i kujton se me datë 11 do të takohen përsëri në stadiumin e tyre.

Me pas miqësia kthehet në sfidë. “Do ju shkatërrojmë!”, thotë Krejçi para kamerës. “A je i sigurt?”, përgjigjet Laçi duke qeshur nga ana tjetër e telefonit, para se të dy i urojnë fat njëri-tjetrit në këtë duel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb