Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar realizoi dopietë me Granadën, në ndeshjen e La Liga 2 ndaj Tenerifes. Uzuni “tundi rrjetën” në minutën e 20-të, pas një asisti të Saenz, i cili i dhuroi një top të mirë nga krahët.
Goli i dytë i yllit kuqezi, erdhi në të 34-tën, duke ndezur kështu festën në stadium. Uzuni nuk u aktivizua në ndeshjen e kaluar, pasi ishte i dëmtuar. Rikthim i duhur në fushë për futbollistin nga Berati, në këtë moment shumë të rëndësishëm të sezonit.
29-vjeçari, në këtë sezon ka luajtur 7 ndeshje. Në edicionin e kaluar në La Liga, lojtari u impenjua në 34 ndeshje, ku realizoi 11 gola.
Uzuni ka kontratë deri në vitin 2026, me skuadrën e Granadës.
⚽️ ¡Uzuni adelanta al conjunto de Escribá!
❤️ @GranadaCF 🤍#LALIGAHYPERMOTION | #LALIGAHighlights | #GranadaTenerife pic.twitter.com/TS4uytWMRr
— LALIGA HYPERMOTION (@LaLiga2) October 19, 2024
(J.S/BalkanWeb)