Giacomo Vrioni protagonist. Sulmuesi kuqezi ka realizuar dopietë, me fanellën e New England Revolution, në MLS amerikane.

Në ndeshjen ndaj Atlanta United, Vrioni ndëshkoi portierin që në minutën e 11-të, pas një asisti të Jones. Ai shënoi edhe në të 45-tën, pas një topi të dhënë nga Buck. Vrioni, në vitin 2024, ka “tundur rrjetën” 7 herë në 18 ndeshje.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb