Bundesliga luajti këtë pasdite disa nga ndeshjet e xhiros së 11-të. Pritej një takim i vështirë, por Dortmund nuk hasi aspak vështirësi ndaj Freiburg teksa fitoi 4-0 falë golave të Beier, Nmecha, Brandt dhe Gittens. Freiburg luajti me një lojtar më pak për 30 minuta lojë, pas daljes me karton të kuq të Osterhage.

Leverkusen mundi 5-2 Heidenheim. Kampionët e Gjermanisë e panë veten në disavatazh të dyfishtë pas golave të Dorsch dhe Honsak. Palacios dhe Schick vendosën ekuilibrat, ndërsa në pjesën e dytë, do ishte pikërisht sulmuesi çek Schick që do shkëlqente, duke kompletuar tripletën personale. Xhaka realizoi në fund një gol mjaft të bukur për “aspirinat”, duke e kthyer kështu në festë këtë sfidë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb