Dortmund pëson disfatë të papritur 4-2 ndaj Holstein Kiel, në sfidën e kampionatit. Kiel realizoi 3 herë në pjesën e parë, me Machino, Harres dhe Bernhardson.
Në pjesën e dytë, verdhezinjtë u zgjuan dhe shkurtuan shifrat me Reyna dhe Gittens, por që nuk mjaftoi, pasi Arp “vulosi” suksesin. Dortmund është në vendin e nëntë, ndërsa Kiel e parafundit.