Durrësi është përfshirë nga moti i keq krejtësisht me erë të fortë. Tragetet do të nisen me disa orë vonesë nga porti i Durrësit. Po me disa orë vonesë janë edhe mbërritjet nga brigjet italiane për shkak të forcës së detit deri në 6 ballë.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se në qytet, era e fortë ka thyer palmat në bulevard, duke u shkaktuar dëme bizneseve. Fatmirësisht, palmat nuk kanë lënduar kalimtarët e rastësishëm në rrugë. Tabelat informuese apo vazo lulesh janë thyer nga era e fortë.

Në qendër të qytetit, era ka dëmtuar dekorin e vendosur për festa.

Vendi ynë është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm gjatë orëve të fundit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb