Drejt fundit punimet me autostradën për vendosjen e dy tubacioneve të shkarkimit të ujit. Pamjet e filmuara mëngjesin e sotëm tregojnë sesi kompania që mirëmban autostradën ka nisur të asfaltojë rrugën e prerë tërthorazi poshtë te cilës janë vendosur tombino inoksi.
Prej 12 ditësh kompania mirëmbajtëse po punon duke bërë bllokimin e qarkullimit dhe devijimin e automjeteve në dy rrugët sekondare. Kjo ka shkaktuar një trafik kaotik në autostradë si dhe radhë kilometrike mbi 5 kilometra kryesisht në orët e pikut.
Kompania ndërtuese dhe ARRSH kanë deklaruar përfundimin e punimeve në autostradë brenda afatit 2 javor.
(BalkanWeb)