Liverpuli fluturon në Premier Ligë dhe asnjë kundërshtar nuk po shfaqet i aftë që t’i marrë qoftë një barazim. “Reds”-at e Jurgen Klopit kanë arritur suksesin e tetë radhazi në javën e 8-të, duke kryesuar me pikë të plota, 24, dhe duke rritur presionin te Siti ndjekës. Në përballjen e sotme, kampionët e Europës kanë mposhtur në shtëpi Lestërin pas një penalltie të Milnerit në kohën shtesë.

Liverpuli do ta mbyllte pjesën e parë në epërsi pas golit të Sadio Manes në minutën e 40-të. Duket sikur të kuqtë nuk do kenë probleme, por Madison do të barazojë në të 80-ën për miqtë. Ekipi i Klop nuk futet në panik, por vijon sulmet dhe do të shpërbehet në konë shtesë, kur Xhejms Milner, do të shënojë golin e fitores.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb