SHKODER – Nëna e 30-vjeçarit Gacalin Kopshti, i cili u ekzekutua me kallashnikov mbrëmjen e djeshme në Dajç, ka qenë ndër personat e parë që ka mbërritur në lokalin ku ndodhi masakra.

Në videon e publikuar nga ‘Rozafa Tv’, duken momentet drithëruese kur nëna nis vajin për të birin, rrugës për në lokalin ku ndodhej 30-vjeçari i pajetë, duke thënë: “Na thave shpirtin, e mjera unë”.

Sipas të dhënave të policisë, 30-vjeçari dyshohet se u vra aksidentalisht, pasi nuk kishte lidhje me lojën e pokerit, por ndodhej si klient në lokal në momentin kur 33-vjeçari Miklovan Parubi qëlloi me automatik në drejtim të personave me të cilët po luante poker.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/TVRozafa/videos/995938563885657/?pnref=story” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Si pasojë e të shtënave, humbi jetën 30-vjeçari Gacalin Kopshti dhe 42-vjeçari Arjet Saiti, dhe u plagosën Aleks Prendi, 40 vjeç, Vinçens Kopshti, 26 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.

Gazetari i ‘News 24’, Senad Nikshiqi bëri të ditur për ‘BalkanWeb’ se mes autorit dhe viktimave ka pasur një sherr verbal. 33-vjeçari Parubi, sipas dëshmitarëve njihej si person me çrregullime emocionale dhe përdorues droge, nën ndikimin e të cilës dyshohet se ka qenë edhe mbrëmjen e djeshme.

Pas masakrës, Dajçi dhe rrethinat u vunë nën kontrollin e rreptë të policisë, të cilët ishin në kërkim të autorit. Forca të shumta policie, FNSH-të dhe specialet rrethuan gjithë zonën, ndërkohë që patrullat bllokuan rrugët hyrëse dhe dalëse për të kapur autorin. Në orën 13:30 të ditës së sotme u bë i mundur ndalimi i 33-vjeçarit Miklovan Parubi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: