Dua Lipa, i është bashkuar legjendës së muzikës italiane, Andrea Bocelli, për duetin e radhës.

Këngëtari i muzikës klasike italiane, së shpejti pritet të publikojë albumin e tij më të ri, pjesë e këtij albumi do të jetë edhe kënga ‘If Only’ në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Disa momente nga regjistrimi i kësaj kënge janë përcjellë nga kamerat e BBC Radio 2, e cila ka publikuar një pjesë të shkurt të duetit.

Ndër të tjera, albumin ‘Si’ është albumi i parë në 14 vitet e fundit për Andrea Bocelli dhe gjithashtu do të përfshijë bashkëpunime me Ed Sheeran, Josh Groban e disa artistë të tjerë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb