Në ditën kur mediat greke zbuluan se i kishte thënë po kombëtares së Shqipërisë, Fiorin Durmishaj i jep një tjetër sinjal trajnerit Kristian Panuçi në prag të sfidave të para për eliminatoret e Euro 2020. Sulmuesi gjeti sërish rrugën e rrjetës me Panionios, këtë herë në çerekfinalet e Kupës së Greqisë kundër Paokut të Selanikut. Futbollisti 22-vjeçar shënoi në minutën e 33-të, duke sigluar barazimin e përkohshëm për skuadrën e tij në pjesën e parë.

Panionios, që kishte fituar 2-1 sfidën e vajtjes preku kualfikimin, por tetë minuta nga fundi i lejoi vendasve të kalojnë sërish në epërsi për të çuar sfidën në kohën shtesë dhe për të siguruar më pas kualfikimin pas fitores 4-2. Pavarësisht humbjes së Panionios, mediat helene, të cilat një ditë më parë e cilësuan përgjigjen pozitive të Durmishaj ndaj kombëtares shqiptare si një humbje të madhe për Greqinë, kanë forcuar bindjen e tyre, duke I thurur elozhe sulmuesit për paraqitjen në ndeshjen e fundit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb