DURRËS

Dy javë  pas tërmetit që shkatërroi qytetin e Durrësit, afrimi i festave ka sjellë një tjetër atmosferë. Qendra e qytetit bregdetar, por edhe rrugët janë ndriçuar dhe zbukuruar. Në sheshin “Liria” është vendosur Pema e Krishtlindjeve ndërsa në shesh janë vendosur edhe e zbukurime argëtuese për më të vegjlit e qytetit.

Ky ishte edhe urdhri i kryeministrit Rama, i cili kërkoi që Durrësi dhe Tirana dhe zonat e tjera të prekura të zbukuroheshin. Atmosfera e këtij fund viti është ende e nderë, në qytetin e Durrësit, pasi  shumë banesa u shkatërruan, shumë të tjera u dëmtuan dhe u shpallën të pabanuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: