Lojtari shqiptar, Eraldo Çinari ka realizuar dy gola në Armeni, me skuadrën e Noah.Në ndeshjen në transfertë ndaj Alashkert, Çinari luante si titullar dhe la shenjë në minutat shtesë të pjesë së parë, kur për skuadrën e tij u akordua një goditje dënimi në kufijtë e zonës në një pozicion të prirët në të djathtë të zonës.

Sulmuesi nuk hezitoi që të gjuante direkt drejt portës, duke befasuar mbrojtësit e portierin që pritnin një krosim, për të çuar sferën në rrjetë e bërë që FC Noah të thellonte diferencën në 3-0 në ato momente.

GOLI I PARË I ÇINARIT (VIDEO

Gjithashtu, lojtari “tundi rrjetën” edhe në fundin e ndeshjes, pikërisht në minutën e 89-të. 28- vjeçari ka luajtur më për për Vllazninë, Partizanin dhe Shkëndijën.

GOLI I DYTË I ÇINARIT (VIDEO)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb