Humbja me Aston Villa-n duket një kujtim i largët. Arsenali është rikthyer te triumfi në Premier League, duke mundur pastër 2-0 Brighton. Për të ardhur te goli i parë, na duhej të prisnim 53 minuta lojë. Gabriel Jesus gjeti golin e 3-të të këtij edicioni, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Londra.

Më pas, loja u bë interesante dhe mjaft e luftuar. Por, goli i sigurisë për djemtë e Artetës u shënua vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, me Kay Havertz.

Me këtë rezultat, Arsenali kryeson me 39 pikë dhe në takimin tjetër luan ndaj Liverpool jashtë. Në krahun tjetër, Brighton i De Zerbit pozicionohet në vendin e 9-të me 26 pikë. Ndeshja e radhës për ta është ndaj Crystal Palace. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja 3-0 e West Ham ndaj Wolves.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb