Nuk ka surprizë. Partizani thyen 2-0 Apoloninë, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në minutën e 48-të, Keko ndëshkoi fierakët, me golin që erdhi gjatë zhvillimit të një goditje këndi.

Në minutën e 66-të, Keko dyfishoi shifrat. Ai “rrëmbeu” mjaft mirë një top dhe ia doli që të finalizojë me sukses, duke “vulosur” suksesin.

Apolonia u përpoq që të bënte diçka, por e kishte të pamundur që të rikthehej në lojë. Kështu, në fazën tjetër shkojnë të besuarit e Veselinovic, me besimin se do të mund të triumfojnë në këtë kompeticion.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb