C.Ronaldo shihet si bekim në Torino, lojtar që mund të ndryshoj i vetëm balancat në një ndeshje, por ai që bëri fenomenin përballë Lokomotiv Moskës ishte Paolo Dyba. I harruar nga Allegri i ringjallur Sarri, sulmuesi argjentinas ishte protagonisti absolut në një ndeshje që nisi të ndërlikohet në minutën e 30-të kur Miranchuk kaloi moskovitët në avantazh.

Sarri bëri gjithçka për të ndryshuar fatet e këtij takimi hodhi menjëherë në fushë në pjesën e dytë Higuain e Rabiot por ishte sulmuesi argjentinasi ai i cili barazoi shifrat me një të majtë fantastike nga jashtë zonës në minutën e 77-të. Dy minuta më pas, Dybala ndoqi mirë aksionin dhe brenda në zonë realizoi golin e dytë personal duke vënë në jetë një përmbysje të madhe, një fitore që i jep “Zonjës së Vjetër” kreun e Grupit D në kuotën e 7-të pikëve pas 3 ndeshjeve në fazën e grupeve.

Në të njëjtën kuotë pikësh ndodhet edhe Atletico Madrid pas fitores minimale kundër Bayern Leverkusen. Alvaro Morata shënoi golin 3 pikësh në minutën e 78-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb