Nuk ka më asnjë dyshim, Enea Mihaj është zyrtarisht një futbollist i PAOK. Mbrojtësi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare, ka hedhur një hap të madh në karrierë, duke e mbyllur aventurën me Panetolikosin, skuadër te e cila shkëlqeu, duke firmosur një kontratë të re me kampionët në fuqi të Greqisë.



Mihaj ndiqej prej kohësh nga PAOK ndërsa në shtetin fqinj konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Klubi bardhezi beson shumë te Mihaj ndërsa prezantimi i tij ishte me të vërtetë i veçantë: “E ardhmja është këtu, Mihaj është këtu”, shkruhej në videon, dedikuar mbrojtësit shqiptar.
(BalkanWeb)