Disa pushues janë shokuar, kur janë vënë në dijeni se afër tyre po notonte një peshkaqen i rrezikshëm. Pushuesja Fran Kumpf deklaroi për CNN se kishte arritur të shikonte vetëm bishtin, por se pastaj kafsha e ujit ishte “zhdukur me shpejtësi”.


Një helikopter ndodhej në vendngjarje dhe ka arritur të fiksojë peshkaqenin që ndodhet pranë pushuesve dhe bregut të detit. Peshkaqni ishte në ujërat e cekëta, shkruajnë mediat e huaja.


Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Gjallesave Ujore thotë se që prej vitit 1926 ka pasur vetëm 29 sulme të regjistruara të peshkaqenëve në botë. Këtu hyjnë sulmet e paprovokuara nga njerëzi. Vetëm njëra nga ta ka përfunduar në tragjedi.


Sidoqoftë, personat që po notonin janë tmerruar më vonë kur panë se peshkaqeni kishte qenë pak metra larg tyre.