TIRANE

Publikimi i videos në “BalkanWeb”, në të cilën shfaqej drejtoresha e Sami Frashërit, tek kërcënonte nxënësit e shkollës për të mos marrë pjesë në protestë, ka shkaktuar telashe për këta të fundit.

Një ditë pasi redaksia e “BalkanWeb”, publikoi videon e cila u bë virale nëpër rrjetet sociale, drejtoresha Dobi, ka mbledhur sërish nxënësit e Senatit të shkollës, këtë herë për t’ju mbledhur telefonat, e për të gjetur tani ‘fajtorin’. Burime bënë të ditur se drejtoresha e shkollës ka kërkuar edhe praninë e forcave të policisë, ndërsa u ka sekuestruar nxënësve të Senatit të shkollës telefonat, në përpjekje për të zbuluar se cili prej tyre ka regjistruar videon.

E irrituar,  një telefonatë Drejtoresha nuk e kurseu këtë mëngjes edhe në Redaksinë e “BalkanWeb”, për të njoftuar se do të ngrejë padi në polici për publikimin e videos.

Një ditë më parë “BalkanWeb” publikoi videon nga mbledhja e senatit në gjimnazin “Sami Frashëri” në të cilën drejtoresha e shkollës u thotë nxënësve, se do garantojë me jetën e saj që askush të mos marrë pjesë në protestë, për sa kohë është në mësim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb