Ndryshe nga shumica e llojeve të kafshëve, tek speciet e kalit të detit janë meshkujt ata që mbesin shtatzënë dhe lindin bebe. Kjo video tregon një kalë deti mashkull gjatë lindjes në Stacionin Detar Smithsonian në fillim të këtij viti. Specialistët thonë se kali i detit mund të lindë deri në 200 bebe në të njëjtën kohë. Vetëm 0,5% e bebeve mbijetojnë deri në moshën madhore në det, shkruan VOA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: