Paris SG pësoi mbrëmë humbjen e dytë në kampion teksa u mund nga Lyon i vendit të dytë me një gol të vonshëm të Memphis Depay. Për më shumë se 30 minuta Lyon luajti me një lojtarë më shumë pasi Dani Alves u ndëshkua me karton të kuq pas nervozizmit të tepruar që tregoi ndaj gjyqtarit.

Braziliani nuk e ka kaluar në heshtje këtë episod teksa sot nëpërmjet rrjeteve sociale ka shpërthyer në kritika ndaj tij:


“Vendimet ishin marrë, dhe ndeshja ishte e humbur, por vazhdoj të them se arbitri ka gabuar me vendimin. Që kur është bërë mosmarrëveshja një mungesë respekti?

“Nëse doni të thoni se ishte faji im, mund ta thoni, jeni të lirë. Por mos harroni që kam shpatulla të gjera dhe këllqe që më sigurojnë të qëndroj gjithmonë me kokën lartë,” ishin fjalët e Alves nëpërmjet Instagram.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: