ATHINË

Në Greqinë fqinje vazhdon që të mbajë një mot i paqëndrueshëm dhe i ashpër. Moti i keq, njohur si “Gerion” ka ‘parakaluar’ në zonën e njohur si Atika.

Shkatërrimet në Kineta ishin të mëdha. Rrugët janë shkatërruar masivisht, ndërsa uji ka hyrë nëpër banesa e biznese. Videoja e publikuar nga mediat greke tregon se çfarë katastrofe natyrore po kalon vendi ynë fqinj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Makinat janë përmbytur nga shirat e vrullshëm dhe kanë përfunduar në raste mbi njëra – tjetrën. Automjetet përfunduan në gropa me baltë, me të cilat janë mbushur disa nga rrugët në Kineta.  Makina të tjera janë mbuluar nga drurë dhe ngarkesa të tjera që kanë zbritur nga Malet Gerani. Këto male pësuan djegie në verën e vitit 2018.

Në disa zona, rrugët janë “zhdukur” nga forca e madhe e ujit, duke zgjuar kujtime të njëjta si përmbytjet e shtatorit të vitit 2018.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb