Historia që u trajtua ditën e sotme ne studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, ka të bëjë me një 57-vjeçar i cili ka rrëfyer jetën e tij dhe dramën familjare. Halil Dauti u njoh me një shtetase ruse me të cilën solli në jetë një fëmijë, të cilën sot as nuk e takon dhe as nuk ka informacion se ku ndodhet bashkë me ish-bashkëjetuesen e tij.
Ai rrëfen se ka humbur kontaktet me të dyja që nga viti 2015, për të cilat shprehet se nuk di asgjë për fatin e tyre. 57-vjeçari rrëfen sesi u njoh ai me shtetasen ruse dhe sesi vendosen të bashkëjetonin deri sa vendosën të bëheshin prindër të një goce.
Ndiqni rrëfimin…
Çfarë tha burri, Halil Dauti:
Gruaja që ka jetuar me mua ka qenë ruse. Gruaja e ka emrin Larisa. Vajza ime është Drita, është mbi 30 vjeç. Jemi njohur në Kroaci. Unë kam qenë duke punuar në treg në Kroaci dhe ajo erdhi me nënën e saj dhe aty jemi njohur. Ajo ishte ruse dhe zhvilluam më tej dashurinë tonë. Nëna e saj iku në Rusi, ndërsa ne erdhëm në Kosovë. Larisës i pëlqeu Kosova. Unë kam ardhur në Austri dhe nuk kam më kontakte më me të. Ajo nuk erdhi se nuk kishte letra. Në atë kohë, Drita nuk ka qenë as 2 vjeçe. Nuk kemi bërë martesë, por vetëm kemi bashkëjetuar.
Unë kam foto të gruas dhe të vajzës, Dritës. Vajzën time e kam takuar për herë të fundit më 2015, mua më kapi policia dhe nuk di më asgjë. Nga afër vajzën e kam parë deri në 2 vjeç, pastaj kam folur vetëm me telefon. Në telefon foton e vajzës ma ka dërguar bashkëjetuesja ruse me Viber. Madje, Drita ka bërë edhe një vajzë.
(BalkanWeb)